Zëdhënësi i ushtrisë zraelite, Daniel Hagari tha se "Hezbollahu në Liban ka shkrepur mbi 5 mijë raketa, predha kundërajrore dhe dronë që nga 7 tetori".

Në një konferencë për mediat e huaja, Hagari tha se sulmet e Hezbollahut kundër Izraelit janë përshkallëzuar.

"Sulmet në rritje të Hezbollahut na sjellin në prag të një përshkallëzimi më të gjerë. Ky është një përshkallëzim që mund të ketë pasoja shkatërruese për Libanin dhe për rajonin", deklaroi Hagari.

Në lidhje me situatën e vendbanimeve civile të evakuuara në veri të vendit për shkak të sulmeve të Hezbollahut, Hagari tha se "Do të punojmë për kthimin e izraelitëve në veri. Kjo është e padiskutueshme".

Ndërkohë, Hezbollahu ende nuk ka dhënë ndonjë vlerësim lidhur me deklaratat e Hagarit./aa