Brigadat Kassam, kanë ndarë pamje lidhur me operacionin ushtarak ndaj një automjeti të blinduar me ushtarë izraelitë në kryqëzimin Nablusi në jugperëndim të qytetit të Gazës.

Në një video që Brigadat Kassam publikuan nga fajqa e tyre Telegram lidhur me operacionin e cilësuar si "prita vdekjeprurëse" shihet nga afër përgatitja për "zonën e minuar" nga shpërthyes të vendosur nga anëtarët e rezistencës Kassam në destinacionin ku do të kalonte automjeti i blinduar që transportonte ushtarët izrelitë.

Në pamje paraqiten momente kur automjeti ushtarak izraelit afrohet në zonë, kur ai shpërthen dhe më pas i nënshtrohet bombardimit të rëndë me predha mortajash.

Në video ka pamje të perdes së gazit që përdoret për kamuflimin e vendit të ngjarjes nga ushtarët izraelitë që erdhën për të shpëtuar ushtarët e rënë në pritë si dhe pamje nga ulja e helikopterit që transportoi ushtarët e vrarë dhe të plagosur në zonë.

Pamja përfundon me deklaratën e zëdhënësit të Kassam-it, Abu Obaida se "Do të vazhdojnë goditjet tona që i shkaktojnë dhimbje armikut në çdo vend ku ata ndodhen".

Ushtria izraelite ka njoftuar se 8 ushtarë të saj u vranë në një sulm të shtunën të cilin Brigadat Kassam e cilësuan si një "operacion të përzier dhe të kualifikuar në Rafah"./aa