Në pika të ndryshme të Francës përfshirë Lionin, po mbahen protesta kundër të djathtës ekstreme, pasi presidenti francez Emmanuel Macron vendosi që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme pasi e djathta ekstreme fitoi në zgjedhjet e Parlamentit Evropian (PE).
Rreth 10 mijë njerëz u mblodhën në sheshin "Marechal Lyautey" të Lionit me thirrjen e sindikatave dhe zhvilluan një protestë kundër së djathtës ekstreme.
Vazhdojnë reagimet kundër rritjes së ekstremistëve të djathtë në vend, i cili hyri në një periudhë zgjedhjesh të parakohshme me shpërbërjen e Parlamentit nga presidenti Macron pasi Partia e Unitetit Kombëtar (RN) e ekstremit të djathtë doli e para me një diferencë të madhe në zgjedhjet e PE-së me 31.37 për qind të votave.
Në protestat e fundjavës në të gjithë vendin kundër rritjes së të djathtës ekstreme, morën pjesë më shumë se 600 mijë njerëz.
Në zgjedhjet franceze të PE-së, RN doli e para me 31.37 për qind të votave ndërsa partia "Renaissance" e presidentit Macron e dyta me 14.60 për qind. Pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve të PE-së, Macron tha se ka vendosur të shpërndajë Parlamentin dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme në datat 30 qershor-7 korrik./aa