Raportohet se 1.200 persona janë evakuuar si pasojë e përhapjes së shpejtë të zjarreve pyjore pranë Los Angelesit në SHBA.

Në deklaratën e Departamentit të Zjarrfikësve në Kaliforni thuhet se zjarreve në pyje që shpërtheu pranë qytetit të Los Angelesit u përhap në një sipërfaqe prej më shumë se 12 mijë hektarësh.

"Në zonat e banuara të prekura nga zjarri janë evakuuar 1.200 persona ndërsa në zonat ku janë përhapur zjarret janë të pranishëm edhe zjarrfikësit", thuhet në deklaratë.

Ende nuk ka ndonjë deklaratë lidhur me shkaqet e zjarrit.

Temperaturat e larta të ajrit dhe lagështia e ulët do të vazhdojnë ndërsa qytetarët janë paralajmëruar se mund të merren vendime të reja të mundshme evakuimi, theksohet më tej.

Një "paralajmërim i kuq" është lëshuar nga Shërbimi Kombëtar i Motit në Los Angeles për shkak të erërave të forta dhe lagështisë./aa