Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin e Malajzisë, Anwar Ibrahim.

Sipas deklaratës së Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Erdoğan gjatë bisedës deklaroi se festa e Bajramit ishte e hidhur për shkak të shtypjes izraelite në Gaza dhe uroi që Bajrami të sjellë paqe dhe begati në botën islame.

Presidenti Erdoğan ka uruar kryeministrin e Malajzisë dhe të gjithë popullin malajzian për festën e Kurban Bajramit./aa