Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin më 18 dhe 19 qershor do të vizitojë Korenë e Veriut.

Në një deklaratë nga Kremlini thuhet se Putin do të vizitojë këtë vend më 18-19 qershor me ftesë të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Në deklaratë bëhet e ditur se lideri rus më 19-29 qershor do të vizitojë Vietnamin.

Putin ka vizituar Korenë e Veriut për herë të fundit në vitin 2000./aa