Rusia mund të përdorë një armë elektronike “top-sekret” për të prishur avionët dhe sistemet GPS, kanë paralajmëruar ekspertët e sigurisë në Britani të Madhe, pasi mijëra fluturime britanike besohet se kanë rënë viktimë e sulmeve ‘jashtëzakonisht të rrezikshme’ të bllokimit të sinjalit. Shefat ushtarakë kanë paralajmëruar gjatë muajve të fundit se një sistem i njohur si “Tobol”, i bazuar në enklavën ruse të Kaliningradit, mund të ndërhyjë me sinjalet në avionë dhe anije, duke shkaktuar ‘mosfunksionimin’ e tyre.

- Advertisement -

Sistemi mund të dërgojë sinjale dëmtuese në një rreze shumë të madhe.

Avionët e pasagjerëve përballen me bllokim dhe sinjale të rreme GPS-i, i cili ndërhyn në komunikimet me valë dhe “mashtron” pilotët, duke i bërë ata të besojnë se avioni është në një vend tjetër nga ai që është.

Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit paralajmëroi në janar se autoritetet kishin parë një rritje të ndjeshme të këtyre sulmeve, por nuk tha se kush ishte pas tyre.

 

Kërcënimi i parashikuar për avionët civilë duket se është vërtetuar, pasi mediat britanike  kanë raportuar se 46,000 fluturime kanë regjistruar probleme të navigimit satelitor mbi rajonin e Balltikut midis gushtit dhe marsit.

Sipas shefit ushtarak të Estonisë, muajt e fundit ka pasur ndërprerje në drejtimin GPS të trafikut ajror dhe detar në Finlandë, shtetet baltike dhe Poloni. Kërcënimi i paraqitur nga lufta elektromagnetike dhe elektronike ruse nuk është i kufizuar në hapësirën ajrore që rrethon Kaliningradin. Kremlini ka vendosur sisteme të ngjashme bllokimi në Siri në një përpjekje për të bllokuar avionët e pambrojtur, si dhe në të gjithë Rusinë./EuroNews