Rumania mposhti Ukrainën 3-0 në ndeshjen e parë të Grupit E të Kampionatit Evropian të Futbollit EURO 2024.

Pavarësisht se Ukraina dukej më komode në fillim të lojës në Allianz Arena, gjuajtja e shkëlqyer e Nicolae Stanciu në këndin e sipërm i solli epërsinë Rumanisë në minutën e 29-të.

Rumania përfundoi mirë një kundërsulm dhe gjuajtja nga distanca e Razvan Marin dyfishoi epërsinë e tyre në minutën e 53-të.

Pas vetëm katër minutash lojë, në një goditje nga këndi, sulmuesi rumun Denis Dragus shënoi në rrjetën e Ukrainës në minutën e 57-të, duke vendosur rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Përpos Rumanisë dhe Ukrainës, në Grupin E janë edhe kombëtaret e kombëtaret e Belgjikës dhe Sllovakisë./aa