Në datën 7 prill në Berat do të zhvillohet Gjysmëmaratona e Gjelbër.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo njofton se gjatë dy ditëve të fundit, është kryer certifikimi në terren i itinerarit të Maratonës së Gjelbër në Berat nga ekspertë të licencuar nga Federata Botërore e Atletikës, të cilët kanë kryer kalibrimin e matjeve sipas standardeve ndërkombëtare.

Tashmë Maratona e Beratit është e certifikuar për një periudhë 5-vjeçare, e njohur nga Federata Botërore e Atletikës, si kusht për akreditimin e saj ndërkombëtar.

Duke falënderuar Federatën Shqiptare të Atletikës, Policinë e Shtetit dhe Policinë Rrugore për mbështetjen e kryer gjatë këtij procesi, bashkia e Beratit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për bllokimin e disa akseve rrugore në datën 7 prill, ditën e Maratonës./ata