Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) me një program të posaçëm pune po monitoron në mënyrë të dedikuar subjektet tregtuese të produkteve të mbrojtjes së bimëve (pesticide, fungicide, etj.) dhe veprimtarinë në sektorin e Duhan- Cigareve.

 

AKU njofton se, gjatë javës 23-29 qershor të këtij viti, ka kryer 29 inspektime në subjektet e inputeve bujqësore dhe atyre që operojnë në sektorin e Duhan – Cigareve, nga këto 25 kontrolle kanë qenë mbi bazë risku dhe 4 inspektime nëpërmjet denoncimeve.

 

Sipas AKU-së, 488.5 kg produkte të mbrojtjes së bimëve (inpute) janë bllokuar pasi kanë rezultuar jashtë listës së PMB-ve të regjistruara në Republikën e Shqipërisë.

 

 

 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit monitoron tregun e përdorimit të inputeve bujqësore, sipas praktikave më të mira europiane, në drejtim të kontrollit që garantojnë standarde të larta të sigurisë ushqimore në vend.