Turqia ka arritur një fitore të rëndësishme në Grupin F të Europianit, duke mundur 3-1 Gjeorgjinë debutuese.

Turqia dhe Gjeorgjia e kanë mbyllur 1 me 1 pjesën e parë të ndeshjes i vlefshëm për Grupin F të Kampionatit Europian.

Turqit kaluan të parët në avantazh në minutën e 25 me anë të Muludur dhe më pas dyfishuan shifrat me anë të Yildiz, por pas kontrollit të VAR goli u konsiderua i pavlefshëm për pozicion jashtë loje.

Gjeogjianët arritën të reagojnë dhe gjetën golin e barazimit në minutën e 32-të.

Pjesa e dytë ishte gjithashtu e luftuar nga të dyja skuadrat, por goli i dytë i turqve erdhi nga talenti i Realit të Madridit, Arda Guler, i cili me një gjuajtje nga jashtë zone në minutën e 66’ kaloi sërish në avantazh skuadrën e Montellës.

Gjeorgjianët u përpoqën që të barazonin takimin, por në fund ishte Akturkoglu shënoi me portën bosh, për t’i dhënë fund sfidës.

Turqit vijnë në këtë kompeticion tejet të motivuar, pasi kanë një grup lojtarësh të konsoliduar. Nga ana tjetër, për Gjeorgjinë ky është kualifikimi i parë në historinë e tyre në një event madhor si Europiani.

TURQI 3-1 GJEORGJI

Muldur 25′, Guler 66′, Akturkoglu 90+7′ / Mikautadze 32′

/ata