Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP), shoqëria e re në varësi të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit që ka nisur operimin nga 25 prilli 2024, hapi sot siparin e ofrimit të këshillimit në fushën e prokurimit publik.

Ditën e sotme specialistët e operatorit si dhe punonjës të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, diskutuan për standardizimin dhe unifikimin e specifikimeve teknike të dokumenteve dhe procedurave prokuruese në këtë fushë.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës Dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja theksoi se ekipet e angazhuara në proceset e prokurimit, nevojitet të shtojnë njohuritë në mënyrë të thelluar dhe të vazhduar, për të siguruar transparencë dhe efikasitet maksimal gjatë kryerjes së procedurave.

“Këshillimi për autoritetet publike do të jetë një shërbim i ri zyrtar i OBP, krahas kryerjes së procedurave të prokurimit, që do të ofrohet në vazhdën e aktivitetit operativ”, u shpreh ai në një postim në rrjetet sociale./ata