Bordi i Entit Rregullator të Energjisë Elektrike miratoi vendimin për rinovimin e licencës për shoqërinë “ECO-ELB”, për veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali i përpunimit të mbetjeve urbane, në Elbasan me kapacitet të instaluar 2850 kW, me afat deri në fund të muajit mars të vitit 2024.
Po ashtu, ERE rinovoi edhe kontratën për shoqërinë “AEE” në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike për një afat 5-vjeçar
Impianti u ndërtua në vitin 2017, përmes një kontrate Partneritet Publik Privat. I sekuestruar nga SPAK, impianti i ka kaluar për administrim Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.
Kjo e fundit ia ka dhënë për menaxhim, “ECO-ELB”, një shoqëri publike e krijuar në mars 2022 nga 7 bashkitë e qarkut të Elbasanit.