Modriç & Co u hutuan, ndërsa Laçi kaloi Shqipërinë në avantazh, në një ndeshje të tensionuar të Euro2024, shkruan e mirënjohura britanike ”The Sun”.

Kroacia dhe Shqipëria hynë në këtë lojë me nevojën për të fituar, pas humbjeve në ndeshjet e tyre hapëse dhe asgjë nuk duket mirë për Luka Modriç & Co.

Kroatët në veçanti, patën një fillim zhgënjyes në Euro2024 pasi u mposhtën 3-0 nga Spanja.

Dhe për ta gjërat po përkeqësohen, pas tronditjes nga Laçi.

Sa herë që ata marrin topin, shqiptarët mbyllen pa u dhënë mundësi të dukshme për të shënuar./ata