Komisioni për Integrim Evropian në Kuvendin e Kosovës ka miratuar Programin Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028.
Siç njofton Zyra e Kryeministrit, buxheti për zbatimin e programit është mbi 56 milionë euro, prej të cilave nga buxheti shtetëror do të ndahen 22.6 milionë euro dhe nga partnerët zhvillimor/donatorët 33.4 milionë euro.
Zv/kryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, prezantoi përmbajtjen e programit në komision.
Ai tha se programi përmban 3 blloqe, respektivisht kriteret politike, kriteret ekonomike dhe përafrimin e legjislacionit me acquis të Bashkimit Evropian (BE) dhe bart në total 306 masa, prej të cilave 105 masa legjislative, 38 projektligje dhe 3 marrëveshje ndërkombëtare, 64 akte nënligjore dhe 201 masa zbatuese.
Drafti i Programit Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2024-2028 do të kalojë më tej për miratim në Kuvendin e Kosovës./aa