Ekspert i Sigurisë Ushqimore dhe Drejtor ekzekutiv qendra “Alert”, Granit Sokoli në një lidhje me Skype për ‘Kafe Shqeto’ ngriti alarmin për rritjen e shifrave të prodhimit të importit në vendin tonë. Sokoli tha se mishi i Brazilit shitet si mish vendas edhe në vendet e agroturizmit.

“Shifrat janë të frikshme në raport me prodhimin vendas dhe sasinë e importit. Ka vite që thuhet dhe e themi që prodhimi vendas ka rënë, qoftë mishi, qumështi, numri i kafshëve për mbarështim apo mish, fatkeqësisht edhe numri i derrave.

Brazili zë vendin e parë, SHBA bashkë me Kanadanë për disa arsye të tjera, Zelanda e Re për të imtat. Nëpër restorantet më të mira sot në qoftë se kërkojmë një fileto pule, sigurisht që e kemi fileto importi” tha Sokoli./SyriNet