Gjatë periudhës janar-korrik 2024 janë trajtuar me pagesa përfitimi 829 999 pensionistë të të gjitha kategorive që trajtohen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, me një rritje prej 2.4 %.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale u shpreh se zbatimi i reformës së pagave, dha efekte të ndjeshme edhe në numrin e kontribuesve në skemën e sigurimeve shoqërore

Sipas tij, për periudhën janar-korrik 2024 numri i kontribuesve në skemën e sigurimeve shoqërore rezultoi në total 772 636.

Referuar statistikave të publikuara së fundmi nga Ministria e Financave, të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të administruara nga DPT u realizuan në masën 92 miliardë lekë, 9.6 miliardë lekë ose 11.6% më shumë se 7-mujori 2023, si dhe realizim 101.1% të planit për 7-mujorin 2024./ata