Kombëtarja angleze mundi Serbinë me rezultat 1:0 të dielën dhe një detaj mbi futbollistët anglezë tërhoqi vëmendjen e shikuesve, shkruan LadBible. Tifozët kanë vënë re se disa lojtarë kanë vrima në çorape, më konkretisht në zonën e pulpës, por nuk është një modë.

Konkretishtt, çorapet e ngushta bëjnë shumë presion mbi muskujt, kështu që mund të shkaktojnë probleme për lojtarët dhe të kufizojnë lëvizjen e tyre ose të çojnë në probleme të qarkullimit të gjakut.

Futbollisti anglez Kyle Ëalker shpjegoi në një intervistë në vitin 2021 pse i kishte prerë vrimat në çorape:

“Çorapet ishin shumë të ngushta, kështu që po bënin presion mbi pulpat e mia. I preva për të çliruar tensionin (në muskuj). Iu hapa vrima dhe luajta disa lojëra të shkëlqyera, ndaj dhe vendosa të vazhdoj ta bëj.”

Për shkak të kësaj, disa lojtarë si Conor Gallagher i Anglisë vendosën t’i hapnin ato dhe të bënin vrima në to për të rritur fleksibilitetin në lëvizje dhe për të shmangur problemet e qarkullimit të gjakut. /tesheshi.com/