Presidentja Vjosa Osmani i ka ndarë sot Rifat Jasharit titullin “Urdhri i lirisë”.

 

Këtë Osmani e ka bërë gjatë vizitës në shtëpinë e Jasharëve, me rastin e 25-vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”.

 

Presidentja Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin Albin Kurtin, kryeparlamentarin Glauk Konjufca kanë bërë homazhe në Prekaz.

 

Sot është dita e dytë e Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

Gjatë ditës, homazhe kanë bërë edhe krerët opozitarë në Kosovë dhe qytetarë të shumtë nga vise të ndryshme. /KosovaPress/