Udhëtoi me biçikletë në 14 shtete, duke përshkruar mbi 32 mijë kilometra. Kjo është historia e çiklisti Liam Garner, shkruan CNN. Me prejardhje nga Long Beach, Kaliforni, Garner beson se është personi më i ri që ka përfunduar rrugëtimin me biçikletë nëpër Amerikë nga Alaska në Argjentinë.
“Gjithmonë ndjeva pothuajse gjatë gjithë jetës sime se doja të bëja ose kisha nevojë të bëja një aventurë të madhe”, i tha Garner.
Ai kishte dokumentuar më parë një udhëtim 800 kilometra të gjatë mbi tetë ditë nga një skaj i Kalifornisë në një dalje të Taco Bell në një tjetër, me serinë e tetë videove që grumbulloi më shumë se shtatë milionë shikime në TikTok në dhjetor 2020.
“Lexova librin dhe vazhdova të mendoja me vete; ‘wow’, nëse ai djalë mund ta bënte atë, pse nuk mund ta bëj unë”, tha Garner.
U nis në udhëtimin e tij më 1 gusht 2021, nga Gjiri Prudhoe, Alaska, pika më veriore në Shtetet e Bashkuara e arritshme me rrugë. Destinacioni i tij përfundimtar ishte Ushuaia, Argjentinë, pika më jugore e Amerikës së Jugut.
Sipas CNN, Garner kishte vetëm biçikletën e tij, një tendë, çantë gjumi, ushqim dhe ujë për rreth një ditë, disa bateri portative, një çantë mjekësore dhe pjesë shtesë për biçikletën e tij.