Skuadra turke e futbollit triumfoi ndaj Gjeorgjisë me rezultat 3:1 në raundin e parë të Grupit F.

Një nga heronjtë e ndeshjes ishte i riu Arda Güler i Barcelonës, i cili shënoi një gol spektakolar dhe pas ndeshjes mori një urim nga presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Gyleri shënoi golin më të bukur të kampionatit deri më tani kur nga më shumë se 20 metra goditi portën kundërshtare me të majtën në një diagonale që përfundoi në trekëndësh.

 

Ai gjithashtu u bë debutuesi më i ri në Euro që ka shënuar gol.

Këtë e ka arritur në moshën 19 vjeç e 114 ditë, duke ia kaluar Cristiano Ronaldos, i cili shënoi kundër Greqisë në vitin 2004 në moshën 19 vjeç e 128 ditë.

Menjëherë pas ndeshjes, teksa ndodhej në dhomën e zhveshjes, Gyler mori një telefonatë nga presidenti Erdogan, i cili e uroi për arritjen e tij. /tesheshi.com/