uvendi i Shqipërisë organizoi dy tryeza diskutimi në Fushë Krujë dhe Vorë, në fokus forcimi i bashkëpunimit mes deputetëve, të rinjve dhe shoqërisë civile

Me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi në datat 18 dhe 19 qershor në Fushë-Krujë dhe Vorë takime mes deputetëve, administratës së Kuvendit të Shqipërisë me të rinj dhe organizata të shoqërisë civile të qarqeve përkatëse, ku u diskutua në lidhje me ndërveprimin me Kuvendin në nivel vendor.

Të pranishëm në këto takime ishin deputetët Denis Deliu, Andia Ulliri dhe Ornaldo Rakipi, si dhe të rinj nga Grupi Këshillimor Rinor i Prezencës së OSBE në Shqipëri.

Në fokus të këtyre takimeve ishte roli i të rinjve në zhvillimin e politikave që i përkasin gjeneratës së tyre dhe mundësitë për të kontribuuar në vendimmarrje. Të rinjtë dhe shoqëria civile u informuan mbi mekanizmat e pjesëmarrjes në nivel lokal dhe qëndror, sikurse janë zyrat e deputetëve, Manuali për pjesëmarrjen e publikut në procesin e vendimmarrjes si dhe roli i Koordinatorit për të Drejtën e Informimit.

“Takimet në terren u mirëpritën nga të rinjtë dhe shoqëria civile, të cilët kishin mundësinë të shprehin shqetësimet dhe problematikat në qarqet e tyre, si dhe shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar në lidhje me proceset vendimmarrëse”, bëri të ditur në një njoftim për shtyp Kuvendi i Shqipërisë./ata