Ish-ministri i Punëve të Çështjeve Sociale Kosta Barka ka humbur jetën ditën e sotme. Barka ishte deputet demokrat dhe Ministër gjatë qeverisë Berisha. Lajmin për vdekjen e Barkës, e ka bërë me dije deputeti Tritan Shehu me anë të një postimi në Facebook. Shehu shkruan se sot ata kanë humbur një politikan dhe një deputet të ndershëm. 

Postimi i Plotë:

Kosta Barka nuk eshte me midis nesh! Humbem te gjithe se bashku nje njeri me cilesi, karakter, vlera te vecanta. Humbem nje mik te pa zevendesueshem. Nje shtetar, deputet e minister me ndershmeri te ralle! Nje politikan konseguent, me principe e parime te qarta e te pa lekundeshme. Nje demokrat te oreve te para, simbol i qendreses e vizionit progresiv. Nuk e humbi vetem Dropulli, as vetem Gjirokastra… E humbi PD e gjitha. E humbem te gjithe! Ngushellimet me te sinqerta familjes, miqve, te afermve e komunitetit te tij, te gjitheve! Ta kujtojme gjithmone ashtu si ishte!