Ne i lejuam shqiptarët të riktheheshin në fund të ndeshjes, tha sot trajneri kroat, Zlatko Daliç, pas barazimit 2-2 që e vendos ekipin e tij në një pozicion delikat në Grupin B të Euro2024.
Kroatët, në prapavijë për një orë, përmbysën shqiptarët në dy minuta, por u rrëzuan në kohën shtesë.
”Ishin dy pjesë krejtësisht të ndryshme. Në pjesën e parë luajtëm shumë keq, pësuam gol, nuk mundëm të bënim asgjë, ishim shumë të ngadaltë”, tha Daliç në një konferencë për shtyp.
“Ne ishim në rrezik eliminimi”, pranoi ai.
”Por, në pjesën e dytë ishim më të vendosur, duhej të jepnim gjithçka dhe kundërshtarët nuk mund të kalonin më gjysmën e fushës”, tha trajneri i kroatëve.
”Ne i lejuam ata të rikthehen duke shënuar këtë gol. Ne gjithmonë duhet të ndërlikojmë jetën tonë”, u ankua ai.
”Sidoqoftë, ne jemi ende gjallë, ndeshja e fundit do të vendosë gjithçka”, shtoi ai./ata