Bullgaria ka arrestuar një të dyshuar me pasaportë ukrainase me akuzën e spiunazhit në një termocentra të madh në vend.

Siç raporton agjencia shtetërore e lajmeve BTA, 23-vjeçari që mbante një dokument identiteti ukrainas u arrestua brenda termocentralit Maritsa Lindore 2, termocentrali më i madh termoelektrik në Ballkan.

Zv/prokurori në Sofje, Hristo Krastev, tha se i dyshuari akuzohej për mbledhjen e informacionit për t’ia kaluar një fuqie të huaj.

Krastev tha se nga kontrolli i banesës së të dyshuarit u gjetën drone, telefona, celularë, kamera, si dhe kartela SIM dhe kartela memorie.

Ai shtoi se po kryhen ekspertiza për të përcaktuar nëse i dyshuari ka bërë fotografi në uzinë dhe nëse po do të hetohet nëse fotografitë përmbajnë informacion që përbën sekret shtetëror.

Prokurori bullgar theksoi se uzina është e listuar si një instalim strategjik./aa