Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Lloyd Austin në një bisedë telefonike me ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant diskutoi për situatën në Rripin e Gazës.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagon) gjenerali Pat Ryde, në një deklaratë me shkrim lidhur me bisedën telefonike Austin-Gallant, tha se palët diskutuan për situatën në Gaza dhe rritjen e ndihmave humanitare për rajonin.

Austin inkurajoi qeverinë izraelite për rihapjen sërish të pikës kufitare Rafah dhe përfundimin e bisedimeve me Egjiptin për të rifilluar rrjedhën e ndihmave humanitare përmes pikës kufitare Kerem Abu Salem.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes shprehu nevojën për krijimin e një mekanizmi efektiv i cili do të ndajë nga njëri tjetri operacionet e ndihmës humanitare dhe operacionet ushtarake në Gaza.

Gjatë bisedës u përsërit sërish angazhimi i SHBA-së për mbështetje ndaj Izraelit.

Austin rikujtoi se SHBA-ja kundërshton kërkesën e kryeprokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), Karim Khan për urdhër arrest ndaj liderëve izraelitë./aa