FIFA ka publikuar renditjen e kombëtareve për muajin qershor. Kombëtarja shqiptare ndodhet në pozitën e 66-të, duke mos lëvizur nga ajo pozitë e cila ishte edhe në renditjen e disa javëve më parë. Ndërkohë Kosova ka humbur tre vende duke u gjendur në vendin e 105-të.

Renditja e vendeve të para

Shqipëria - Fitoret në miqësoret me Lihtenshtejnin e Azerbajxhanin dhe humbjea ndaj Italisë e barazim kundër Kroacisë në Euro 2024 nuk e kanë ndryshuar pozitën e ekipit. Tanët ndeshjen e radhës e kanë më 24 qershor kundër Spanjës në Dusseldorf, po për Euro 2024.

Dardanët e Franco Fodës, të cilët u mposhtën 3-0 miqësoren përballë Norvegjisë, tani mbajnë pozitën numër 105 në renditjen e FIFA-s. Ndërkohë që sërish në krye mbetet Argjentina.

Pozicioni i Kosovës

/Shqiptarja