Klubi kampion i Kosovës, Ballkani, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka treguar mbështetjen e palëkundur ndaj Shqipërisë, për Europianin e verës. Skuadra nga Suhareka i uron suksese kuqezinjve, veçanërisht dy lojtarëve që kanë luajtur për portokallinjtë, Arbër Hoxhën dhe Mirlind Dakun.

“Me besimin e fuqishëm për djemtë e Kombëtarës Kuq e Zi, jemi të bindur që në Kampionatin Evropian të futbollit në Gjermani, Shqipëria do të lë gjurmë historike.
Suksese të gjithëve, posaqërisht ish-sulmuesve tanë, Mirlind Daku e Arbër Hoxha, që me nder e krenari kanë bartur fanellën e FC Ballkanit! Përpara luana, i gjithë kombi është me ju” – Shkruan klubi./BalkanWeb