Surpriza e EURO2024 për Jose Mourinhon është Shqipëria.

Shqipëria nuk ka bërë për vete vetëm tifozët shqiptarë anembanë botës, por edhe trajnerë të njohur. Jose Mourinho nuk ka mundur të rezistojë, teksa ka bërë një reagim në rrjetin social X (ish-Twitter), ku i thur elozhe Kombëtares shqiptare.

Portugezi thekson se Shqipëria po thyen çdo parashikim dhe e ndodhur në grupin e “vdekjes” po bën ndeshje fantastike. Po shënon gola të bukur si në sekondat e para, edhe në minutat e fundit. Sipas tij, diçka e tillë mungonte që prej Kosta-Rikës në Botërorin e vitit 2014. Kjo që po bëjnë kuqezinjtë, sipas tij, është “kulmi i futbollit”.

“Shqipëria është një nga skuadrat që theu çdo parashikim. Në grupin e vdekjes me zero pritshmëri, stadiume plot, lojë e mirë, gola në sekondat e para, gola në minutën e fundit.

Një skuadër plot jetë, në kërkim të fitoreve. Këtë nuk e kemi parë që nga Kosta-Rika e Botërorit 2014. Kulmi i futbollit”, shkruan “The Special One”./ata