Cristian Shpendi është pjesë e “Formacionit të Javës” në Seria B. Sulmuesi shqiptar spikati me dopietën e tij, ndërsa Cesena fitoi 2-1 përballë Carrarese.

Shpendi vjen pas një sezoni të mrekullueshëm në Seria C ku dhe u shpall golashënues. Kujtojmë se sezonin e ri e ka nisur mbarë dhe në Kupën e Italisë ku me golat e tij ka eleminuar Padovan dhe Veronën.

21-vjeçari po tregon cilësitë e një bomberi që nuk di të ndalet. Kujtojmë se kontrata me Cesenan përfundon në vitin 2026, ndërsa vështirë të qëndrojë atje me këtë formë që po shfaq./Tema