Mesfushori spanjoll Rodri nuk do të jetë pjesë e sfidës së fundit të grupit B, asaj mes përfaqësueses sonë dhe iberikëve.
Futbollisti spanjoll mori karton të verdhë në minutën e 46’ të përballjes Itali-Spanjë, e vlefshme për turin e dytë të grupit B, në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”, i njëjti grup, ku ndodhet edhe Kombëtarja shqiptare e futbollit.
27-vjeçari i cili luan për Manchester City-n, ishte i ndëshkuar me karton të verdhë edhe në sfidën e parë ndaj Kroacisë dhe me kartonin e verdhë të marrë sot, ai do të jetë i skualifikuar për sfidën ndaj Shqipërisë. Ky është një lajm pozitiv për kuqezinjtë, të cilët do të luajnë ndaj Spanjës fatin e kualifikimit për në turin e 1/16-ve./ata