Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ndau pamje në rrjetet sociale duke njoftuar se Kosova tashmë ka Observator dhe Planetarium Kombëtar, me teleskopin diellor më të madh në Evropën Lindore.
“Puna më pak se dyvjeçare dhe bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Komunës së Shtimes, Organizatës “Astronomy Outreach of Kosovo” e përmes tyre me kompaninë e prodhimit të teleskopëve, Celestron, kompanisë Sky-Watcher USA dhe organizatës amerikane Sunlit Earth!/The Charlie Bates Solar Astronomy Project, tashmë do t’i ofrojë të gjithëve mundësinë për të vrojtuar gjithësinë, teksa zgjerojmë limitet e kureshtjes. Përhumbje e lundrim në hapësirë, për një përvojë për t’u përjetuar”, ka shkruar Kurti. /KosovaPress/