Spanja, e quajtur ndryshe La Furia Roja (Furia e Kuqe) arriti me meritë në 1/16 në Euro2024 dhe kryeson Grupin B pas një fitoreje 1-0 ndaj mbajtëses së kupës, Italisë.

Një autogol i pestë i turneut, i dyti më i madhi ndonjëherë në një Euro, nga Riccardo Calafiori 10 minuta pasi kishte filluar pjesa e dytë do të thoshte se Spanja dominuese u bashkua me Gjermaninë për të vulosur kalimin e tyre në fazat e eliminimit.

Kroacia dhe Shqipëria barazuan 2-2 në ndeshjen tjetër të grupit të mërkurën, kështu që Italia është ende në vendin e dytë falë fitores së saj 2-1 ndaj shqiptarëve, por vendi i parë tani është përtej tyre për shkak të ballafaqimit kokë më kokë.

Spanja tri herë fituese, e ndjekur në stadiumin e Schalkes edhe nga mbreti Felipe VI, për pak sa nuk shënoi që në minutën e dytë, kur goditja me kokë e Pedrit u anulua nga Gianluigi Donnarumma.

Kampionët e Ligës së Kombeve vazhduan të kenë epërsinë gjatë gjithë ndeshjes.

Axurët u përpoqën të bënin ndonjë sulm domethënës dhe u qetësuan kur hynë në pushim me rezultatin 0-0.

Pedri humbi një tjetër shans të artë pas intervalit, ndërsa Spanja vazhdoi, me anësorët Williams dhe Lamine Yamal – në moshën 16-vjeçare lojtari më i ri në një Euro – me kërcënime të vazhdueshme.

Pikërisht krosi i Williams në minutën e 55-të bëri që doreza e shtrirë e Donnarummas e devijoi topin në gjurin e Calafiorit dhe ai nuk mundi gjë tjetër veçse ta shikonte atë të fluturonte drejt portës./ata