Vlera neto e aseteve të Fondeve të Investimeve, arriti rreth 51.68 miliardë lekë në fund të muajit mars, duke shënuar rritje me 1.3 miliardë lekë ose 2.76%, krahasuar me vitin 2023.
Sipas raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), tregu dominohet kryesisht nga investimet në obligacione qeveritare, të cilat përbëjnë 61.63% të aseteve të fondeve, me një ulje prej 1.03% krahasuar me fundin e vitit 2023.
Të dhënat tregojnë se edhe numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 31.03.2024 është 33,243 me një rritje prej 3.27% krahasuar me 31.12.2023.
Gjatë periudhës janar-mars 2024, në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre gjashtëmbëdhjetë fonde investimi./ata