Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka njoftuar sot ndarjen me Monika Kryemadhin. Meta tha se ndarja e tij me Kryemadhin tashmë është duke u ndjekur dhe në rrugë ligjore. Ai gjatë një interviste për “Syri tv”, u shpreh se ka lajmëruar dhe fëmijët e tij për vendimin e marrë.
“Znj. Monika Kryemadhi është tashmë ish-bashkëshortja ime dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë çështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta”, u shpreh Meta./ata