Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat u ndal tek çështja e pagave.

 

 

Berisha tha se hapi i parë drejt rritjes së rrogave duhet të fillojë me vendosjen e minimumit jetik prej 200 eurosh

 

Pjesë nga deklarata e Berishës:

 

Tani kam një problem me rendin e ditës. Çështja e rrogave. Të dashur deputetë, unë do shpreh mendimin tim përpara jush.

 

 

Emergjencë e të gjitha emergjencave për mua është votimi i minimumit jetik. Ne, duhet të votojmë minimumin jetik të përllogaritur nga Avokati i Popullit. Avokati i Popullit ka përdorur ekspertët më të mirë dhe ka gjetur se minimumi jetik aktualisht në Shqipëri është 200 euro.

 

Ndaj dhe ne do të kërkojmë në mënyrë të prerë, hapi i parë drejt rritjes së rrogave duhet të fillojë me vendosjen e minimumit jetik. E kemi premtuar edhe gjatë fushatës. Shqipëria i ka të gjitha kushtet për ta përballur. Minimumi nënkupton që nuk ka shqiptar që nuk do ketë të paktën 200 euro për pagën e tij.

 

Nuk është e vërtetë se kjo është për 3 milionë shqiptarë, kjo është shtesë mbi pensionet, mbi ndihmën ekonomike, por kjo është plotësisht e përballueshme. Ndaj ne do bëjmë në parlament një betejë të fuqishme për të mos filluar nga rritja e rrogave për deputetët dhe ministrat, por duke filluar me minimumin jetik. Mendoj të përgatisim amendamentin dhe nesër kjo do jetë tema jonë kryesore në parlament.