Në KZAZ 56 Divjakë kanë mbërritur deputetët Edit Harxhi, Saimir Korreshi dhe Ilda Dhori, pas pretendimeve se ka fletë votimi të falsifikuara.

 

 

Ndërkohë ranë dakord të vazhdojnë numërimin e QV.

 

Për fletët e kontestuara do të plotësohet procesverbali që do të shqyrtohet më pas nga KQZ.

 

 

Numëruesit në qendrat e votimit në Divjakë, kanë ngritur dyshime për fleta votimi të falsifikuara. Ata pretendojnë se fletët e votimit kanë ndryshim nga njëra tjetra pasi njëra është më e hollë dhe me ngjyrë më të zbehtë ndërsa tjetra më e trashë.

 

Ande nuk dihet saktësisht nëse këto dyshime janë të vërteta apo jo dhe pritet nëse kjo situatë do të hetohet me ekspertizën përkatëse.