Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se mbrëmë parandaloi përpjekjen e Ukrainës për të sulmuar territorin rus duke shkatërruar 114 mjete ajrore pa pilot (UAV).

Në deklaratën e ministrisë thuhet se administrata e Kievit ka tentuar të sulmojë gjatë natës elementë në territorin rus.
 

"Të paktën 70 dronë mbi Krime dhe Detin e Zi, 43 dronë në rajonin e Krasnodarit dhe një dron në rajonin e Volgogradit janë shkatërruar nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore", thuhet në deklaratë.
 

Përveç kësaj, 6 mjete detare pa pilot që i përkisnin Marinës së Ukrainës u shkatërruan në pjesën veriperëndimore të Detit të Zi, tha Ministria ruse e Mbrojtjes.
 

Guvernatori i rajonit të Krasnodarit në Rusi, Veniamin Kondratyev, në deklaratën e tij në Telegram tha se një person ka humbur jetën. Ai tha se stacioni i autobusit dhe ngrohtorja janë dëmtuar si pasojë e rënies së pjesëve të dronëve të rrëzuar në rajon./TRT