Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u ka kërkuar zyrtarëve turq që të mos marrin pjesë në samitin e Forumit Ekonomik Botëror në Davos këtë javë për shkak të “pozicionit të organizatorëve për konfliktin palestinezo-izraelit“, raportoi Bloomberg, duke cituar burime të informuara.
“Ministri i Financave Mehmet Simsek planifikoi të merrte pjesë në takimin vjetor të liderëve politikë dhe të biznesit derisa ai u ndalua nga Erdogan, i cili ka kritikuar trajtimin e Izraelit në luftën e Gazës”, raporton agjencia, duke vënë në dukje se “një vendim i tillë nga lideri turk mund të komplikojë Përpjekjet e Ankarasë për t’u angazhuar me investitorët globalë.”
Vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që presidenti turk përdor Davosin për të shprehur qëndrimin e tij politik ndaj konfliktit Izrael-Palestinë, sipas Bloomberg.
Në vitin 2009, Erdogan kritikoi ashpër presidentin e atëhershëm izraelit Shimon Peres për operacionin e Izraelit në Rripin e Gazës dhe u largua nga forumi, duke u zotuar se nuk do të shkelte më kurrë në të.
Vetë Erdogan e mban ende premtimin e tij, por zyrtarët turq filluan të vizitojnë disa vite pas atij zhvillimi. /tesheshi.com/