Komandanti i Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur në takim Ambasadorin e Türkiyes në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Në takimin e komandantit Barduani dhe ambasadorit Angılı në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it "Camp Film City" në Prishtinë, u bisedua për trendet e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

"Gjatë takimit u bisedua për trendet e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vendeve në Organizatat Ndërkombëtare dhe rolin e NATO-s", thuhet në njoftim.

"Gjeneralmajori Barduani gjatë takimit, ka nënvizuar përpjekjet e përditshme të KFOR-it për të përmbushur mandatin e tij të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe për të mbështetur dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian (BE) midis Prishtinës dhe Beogradit", thuhet në njoftim.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të ofruar mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punon në koordinim të ngushtë./aa