Administrata amerikane do të ndalojë shitjen e softuerit i cili zhvillohet nga "Kaspersky Lab" me bazë në Rusi.

Sekretarja amerikane e Tregtisë, Gina Raimondo në një deklaratë tha se ndalesa që do të vendoset është rezultat i një hetimi jashtëzakonisht gjithëpërfshirës ndaj kompanisë.

Ajo vuri në dukje se Rusia ka treguar se ka kapacitetin dhe qëllimin që të shfrytëzojë kompanitë ruse si Kaspersky për të mbledhur dhe për ti "bërë në formën e armës" informacionet personale të amerikanëve.

Në lajmet e mediave amerikane thuhet se Kaspersky nuk do të mund të bëjë marrëveshje të reja në SHBA pas 20 korrikut dhe se për klientët e tij ekzistues do të mund të sigurojnë softuerin antivirus deri më 29 shtator./aa