Spanja do të jetë organizatore e garës së dhjetë të këtij sezoni në Kampionatin Botëror të Formula 1.
Gara me 66 xhiro do të zhvillohet në pistën Barcelona-Catalunya me një gjatësi prej 4,6 kilometrash në qytetin e Barecelonës. Xhirot e renditjes do të mbahen nesër në orën 16:00, ndërsa gara të dielën më 23 qershor në orën 15:00.
Deri më tani piloti holandez i Red Bull-it, Max Verstappen ka fituar 6 gara ndërsa pilotët Carlos Sainz dhe Charles Leclerc nga ekipi i Ferrarit, si dhe Lando Norris nga McLaren kanë nga një fitore.
Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:
- Pilotët
1. Max Verstappen (Holandë): 194 pikë
2. Charles Leclerc (Monako): 138
3. Lando Norris (Britani e Madhe): 131
4. Carlos Sainz (Spanjë): 108
5. Sergio Perez (Meksikë): 107
- Ekipet
1. Red Bull: 301
2. Ferrari: 252
3. McLaren: 212
4. Mercedes: 124
5. Aston Martin: 58
/aa