Bregdeti shqiptar po bëhet gjithnjë e më shumë tërheqës jo vetëm për t’u vizituar nga të huajt por edhe për t’u banuar prej tyre.

Ekspertët e pasurive të paluajtshme konfirmojnë një rritje të interesit për investime nga kombësi të ndryshme në zonat bregdetare, ku së fundmi ky interes është shtrirë edhe përtej kontinentit.

Por kush po blen pasuri të patundshme në bregdetin shqiptar?

Sipas të dhënave nga tregu i pasurive të paluajtshme, pavarësisht se çmimet e banesave dhe ambienteve komerciale për metër 2 janë rritur ndjeshëm edhe në bregdet, sërish ato janë më të ulëta se vendet e rajonit, çka bën që kërkesa për blerje të jetë në rritje.

Nga ana tjetër investimet në infrastrukturë janë bërë edhe një shtysë më shumë për t’u përqendruar në këto zona./Tema