Sali Berisha këtë të hënë ka pritur në një takim ambasadorin e Hungarisë në Shqipërisë, Lorant Balla, ku është diskutuar gjerësisht mbi zhvillimet politike.

Berisha shkruan në Facebook, se informoi ambasadorin mbi atë që e cilëson farsën e procesit gjyqësor të pashembullt në historinë e Shqipërisë, me të cilin kryeministri Edi Rama kërkon t’u imponojë qytetarëve në mënyrën më antidemokratike se nga kush duhet të përfaqësohen si opozitë.

“E sigurova Ambasadorin mbi pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në procesin zgjedhor të 14 Majit, duke i garantuar se PD mbetet e angazhuar ndaj parimeve më të mira të garave elektorale, në respekt të votës së lirë dhe demokracisë qytetare”,-shkruan Berisha.