Deputeti socialist, Erion Braçe ka ironizuar demokratin Edmond Spaho, i cili vijon t’i bjerë bilbilit prej më shumë se 4 orësh.

 

 

Braçe: Ka katër orë e 16 minuta që i bie. Është një rekord Guinness, me fuqinë që ka do t’i bjerë edhe 10 herë sot. Si ka mundësi që se zëvendësoi asnjëri nga ju, si ka mundësi,  e bën robi edhe për solidaritet, për t’i thënë o Mondi faleminderit që sakrifikove për ne, ka robi një çikë mor vlla, po mirë që Berishën e latë atje përjashta, mirë që Tritan Shehun e latë atje përjashta. Po të çmoj më, unë se bëj dot më, ti e bën. Këtu të duket vetja i marrë nëse flet për çështjet e ditës. Analfabetizmi funksional është këtu brenda. Tha mos vidhni dinjiteti tuaj para interesave të Edi Ramës, po mo do ta bëj, kuptoje atë që thua se është skandal. Problemi i madh është që në 10 vite shqiptarët i kanë dhënë kësaj kompanie të kontraktuarit nga Sali Berisha mbi 100 miliardë lekë, është para e madhe, 8 herë më shumë nga çdo kishte marrë në Kosovë. Në krahun tjetër e vetmja gjë që mbetet është që më në fund e kemi mundësinë juridike që ta ndërpresim këtë kontratë. Doni që të jetë një shërbim publik apo doni që ky të jetë një shërbim në dorë të një kompanie.