Shqipëria po përgatitet për sfidën e fundit në grupin B, të Europianit “Gjermani 2024”. Sfida që pritet të nisë të hënën në orën 21:00, është vendimtare për kuqezinbjtë, të cilët në rast fitore do të mund të ishin për herë të parë në historinë e futbollit tonë, pjesë e turit të 1/16-ve të Evropianit.
Kuqezinjtë në dy ndeshjet e para kanë arritur të performojnë mjaft mirë, duke marrë një barazim ndaj Kroacisë, e cila në Botërorin e vitit 2022, në Katar, u radhit në vendin e tretë, duke eliminuar dhe Brazilin.
Ndërkohë, në ndeshjen e parë të luajtur në evropianë, përballë Italisë, Shqipëria pësoi një humbje minimale 2-1. Grup B, kryesohet nga Spanja e kualifikuar tashmë me 6 pikë, Italia në vendin e dytë me 3 pikë, ndërsa Shqipëria është në vendin e tretë me 1 pikë, aq sa edhe Kroacia. Ndeshjet e fundit të grupit janë; Shqipëri-Spanjë, dhe Itali-Kroaci, që do të luhen paralelisht të hënën duke nisur nga ora 21:00.
Sa i takon duelit me Spanjën, kuqezinjtë nuk kanë arritur të kenë asnjë fitore përballë iberikëve në sfidat e mëparshme.
Në tetë ndeshjet e zhvilluara deri tani, iberikët kanë arritur të fitojnë në të gjitha rastet. Në këto 8 sfida, Spanja ka shënuar në total 31 gola, kundrejt vetëm 3 golave të Shqipërisë, që mbajnë autorësinë e Shkëlqim Muçës, Sokol Kushtës dhe Myrto Uzunit.
Por pavarësisht këtyre rezultateve të arritura në tetë ndeshjet e luajtura mes furisë së kuqe dhe kuqezinjëve, duhet theksuar se Spanja në sfidën e të hënës nuk do të luaj me titullarët, për shkak se kërkon të ruaj energjitë për fazën tjetër, pasi tashmë është e kualifikuar. Ndoshta ky fakt, do të sjelli dhe një ulje të përqendrimit të iberikëve, që mund të favorizojë djemtë e Silvinios për të arritur një rezultat pozitivë./ata