Kualifikueset e “Euro 2025” për vajza, arbitret shqiptare do të vendosin drejtësi në ndeshjen Zvicër – Hungari

Kualifikueset e “Euro 2025” për vajza, arbitret shqiptare do të vendosin drejtësi në ndeshjen Zvicër – Hungari

Pas arbitrimit historik të Emanuela Rustës dhe Edjena Kapxhiut në UEFA Women’s Champions League në ndeshjen SL Benfica W – Barcelona W, arbitret shqiptare do të vendosin sërish drejtësi në arenën evropiane.

Emanuela Rusa si kryesore, Edjena Kapxhiu e Mirjeta Salla në rolin e asistenteve dhe Kejsi Tafili si arbitre e katërt do të gjykojnë për herë të parë në histori një ndeshje kualifikuese të vlefshme për Kampionatin Evropian për vajza.

Të premten në mbrëmje, datë 31 maj, në orën 20:00, arbitret shqiptare do të drejtojnë ndeshjen e grupit B1, Zvicër – Hungari që do të luhet në stadiumin “Tissot Arena”.

Një tjetër lajm i mirë dhe një sukses për arbitrimin shqiptar dhe Federatën Shqiptare të Futbollit, teksa vlerësimi nga UEFA edhe për arbitret vajza po rritet dita-ditës.

Emanuela Rusta, Edjena Kapxhiu dhe Mirjeta Salla janë të pajisura me stemën e FIFA-s, ndërsa në qershorin e vitit 2023 Rusta u bë arbitrja e parë femër e promovuar nga Komiteti i Arbitrave në UEFA, duke u ngjitur në kategorinë e parë./ata

Artikuj të ngjashëm

Advertisement