Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen ndaj qytetarëve për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm, duke ruajtur kështu atraksionet natyrore dhe kulturore, sidomos në këtë periudhë të rritjes së vizitorëve të huaj në vendin tonë.

Videoja sensibilizuese e Ramës në rrjetin social “Facebook”, tregon Shqipërinë nga veriu në jug nëpërmjet valleve karakteristike të secilës zonë, ndërsa valltarët hedhin mbeturinat në vendin e caktuar, duke promovuar kështu edhe një Shqipëri të pastër.

“MIRËMËNGJES

dhe me këtë mesazh për një Shqipëri të Pastër, ku bukuritë e natyrës i kemi pa kursim, trashëgiminë kulturore po ashtu dhe ajo që mund të bëjmë të gjithë bashkë është t’i duam e t’i mbrojmë, ju uroj një javë të mbarë”,-shkruan Rama./Tema

www.facebook.com/watch/?v=835402688091529