Ndonëse kanë qëllimin e mirë, në thelb politikat rregullatore me qasje kufizuese kur bëhet fjalë për reduktimin e dëmit të pirjes së duhanit, nuk funksionojnë. Ne jemi të detyruar të dëgjojmë njerëzit, t’i kuptojmë sfidat e tyre, sesi mund të reduktojnë rreziqet e tyre shëndetësore nëse nuk duan të lënë duhanin. Këto kanë qenë disa nga mesazhet e Forumit Global për Nikotinën, i cili u mbajt së fundmi në Varshavë.


Cliff Douglas, presidenti dhe drejtori i përgjithshëm i “Global Action to End Smoking”, një organizatë jofitimprurëse që mbështet në mënyrë shkencore lënien e duhanit nëpërmjet metodave tradicionale dhe të reja dha perspektivën e tij në panelin “Bridging the Gap- Taking Global Action to End Smoking“.

Sipas tij, një ndër keqkuptimet më të mëdha që kjo nismë ka marrë është përshtypja se me anë të konceptit të reduktimit të dëmit, është “zgjidhur“ problemi i duhanit.

“Shumë profesionistë të kujdesit shëndetësor dhe pacientë besojnë se opsionet e tyre të vetme për të lënë duhanin janë metoda e “vullnetit të çeliktë“, ose përdorimi i produkteve mjekësore zëvëndësuese të nikotinës si çamçakëzët. Por ne e dimë, se ka shumë njerëz që nuk munden ose thjesht nuk duan ta lenë duhanin duke përdorur barna.“- tha Douglas.

Presidenti dhe themeluesi i Shoqatës Australiane për Reduktimin e Dëmit nga Duhani, Colin Mendelsohn, shpjegoi duke marrë shembull Australisë se çfarë shkaktojnë politikat kufizuese.

“Historia ka treguar se kufizimet e rrepta për një produkt popullor thjesht e kthejnë në të paligjshëm. Njerëzit gjejnë forma të tjera për ta blerë. Kjo është arsyeja se pse sot, Australia renditet si një ndër vendet me përdorimin më të lartë të vape në mesin e të rinjve.

Përvoja e Australisë na tregon se politikat kufizuese çojnë në pasoja të dëmshme. Politikanët kanë për detyrë të kuptojnë se çfarë ndikimi kanë politikat që ata zbatojnë në praktikë. Kur një politikë dështon, kostot – qofshin ato monetare apo të tjera – mund të jenë të rëndësishme.“- tha Mendelsohn.

Bashkëthemeluesi i Forumit Global për Nikotinën, profesor Gary Stimson, beson se lufta në këtë fushë është më afatgjatë.

“Ekziston një kundërshtim armiqësor pothuajse universal ndaj vape në Australi. Perspektiva e Colin, vjen nga një karrierë e gjatë në praktikë. Teza e tij për lënien e duhanit nuk ka qenë e thjeshtë për të. Ai nuk ka qenë i mbrojtur nga sulmet apo përpjekjet për censurë dhe është përballur me refuzimet nga revistat mjekësore, ankesa nga organe profesionale si dhe nga keqinterpretimet.

Thënë këtë, ai kurrë nuk ka hequr dorë dhe as s’ka zgjedhur të kritikojë në heshtje. Australia duhet të lërë pas përpjekjet e çuditshme për të rregulluar tregun e cigareve elektronike duke i zhdukur ato. Colin do angazhohet që kjo gjë të ndodhë.“- përfundoi Stimson./BalkanWeb