Një tërmet me magnitudë 5.2 ka ndodhur në qarkun Battalgazi të Malatyas.
Sipas informacionit në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), thellësia e tërmetit që ka ndodhur në Battalgazi është matur në 13.93 kilometra.
Guvernatori i Malatya-s, Ersin Yazıcı, përmes Anadolu përcolli mesazhin e tij tek banorët e Malatyas pas tërmetit.
"Nuk kemi marrë asnjë njoftim negativ për momentin. Ekipet tona vazhdojnë kontrollet e tyre në terren", tha Yazıcı./aa